Nesër votimi për nominimet “Oscars 2022”, shpërndaje fotografinë e filmit “Zgjoi”

26 janar 2022 | 20:23

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”, njofton Epoka e re.

Aktorja Yllka Gashi, që luan rolin kryesor në filmin “HIVE”, “Zgjoi”, ka bërë thirrje që të shpërndahet sa më shumë fotografia e filmit “Zgjoi” në rrjetet sociale. Ftesës së aktores Gashi i është përgjigjur përmes shpërndarjes regjisorja e filmit, Blerta Basholli.

Kësaj thirrje i është përgjigjur edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa.

Filmi “HIVE”, “Zgjoi”, ka për tematikë fatin tragjik të të zhdukurve të luftës në Kosovë të fshatit Krushë e Madhe nga forcat e shtetit serb si dhe peripecitë dhe luftën e grave të tyre të forta për të siguruar mbijetesën duke u përballë guximshëm edhe me mentalitetin patriarkal të mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier thotë se për Shtetet…