Nesër zbulohen emrat e skuadrave finaliste në Kupën e Kosovës në basketboll
10 shkurt 2026
| 15:28
Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon me gjysmëfinalet e kthimit, ku katër ekipet më të mira do të kërkojnë biletën për finalen e 18 shkurtit.
Në ndeshjen e parë, Bora do të përballet me Trepçën nga orë 17:00, ndërsa nga orë 20:00, Sigal Prishtina pret Bashkimin.
Të dy ndeshjet zhvillohen të nesër (e mërkurë) në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.



