Netanyahu: Irani do ta kërcënonte gjithë njerëzimin, faleminderit Trumpit që iu bashkua kësaj përpjekjeje për shpëtimin e botës
02 mars 2026
| 16:17
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka thënë a gazetarëve se regjimi iranian do ta “kërcënojë gjithë njerëzimin” nëse arrin të sigurojë armë bërthamore dhe mjetet për t’i përdorur ato.
“Pra, ne nisëm për ta mbrojtur veten, por duke bërë kështu ne mbrojmë shumë të tjerë”.
“Dua të them një falënderim të veçantë për mikun tonë të madh dhe një lider të madh të botës, Donald Trump, që iu bashkua kësaj përpjekjeje të madhe për ta shpëtuar botën”, ka thënë ai gjatë vizitës së tij në Beit Shemesh, raporton “BBC”.



