Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesim Trumpin për vendosjen e bllokadës detare

13 prill 2026 | 14:17

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se Izraeli e mbështet vendimin e Donald Trumpit për të vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit dhe se Tel Avivi po koordinohet me Uashington për situatën, raporton “AFP”.

“Irani ka shkelur rregullat (e bisedimeve të paqes në Pakistan), presidenti Trump mori vendim për të vendos një bllokadë detare”, ka thënë Netanyahu në një mbledhje qeveritare, sipas një video-deklarate të publikuar nga zyra e tij.

“Ne, sigurisht, e mbështesim këtë qëndrim të fortë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

Komanda Qendrore e ShBA-së (US Central Command), ka thënë se do të fillojë një bllokadë të të gjitha porteve iraniane në Gjirin Persik dhe zonave bregdetare të hënën në orën 10:00 ET (17:30 në Iran dhe 14:00 GMT), duke marrë efektivisht kontrollin e trafikut detar në ngushticën e Hormuzit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo…