Netanyahu: Nuk do të ketë më Hamas

02 korrik 2025 | 16:47

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë më Hamas.

“Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek e shkuara. Ka mbaruar“, u shpreh ai.

Më herët Hamasi tha se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin që “çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”, por nuk pranoi propozimin 60-ditor të presidentit amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë, Hamasi përsëriti gjithashtu se synon një marrëveshje që do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Një delegacion i Hamasit u takua sot në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, sipas një zyrtari egjiptian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Evropë, një valë e nxehti ekstreme ka përfshirë disa…