
Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është ta pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë
Duke folur në një konferencë për shtyp, Benjamin Netanyahu pretendon se banorët e Gazës po i “luten” Izraelit t’i çlirojë nga Hamasi.
“Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën”, tha Netanyahu.
“Lufta mund të përfundojë nesër nëse Hamasi ul armët dhe liron të gjithë pengjet e mbetura”, shtoi ai, shkruan skynews.
Ai thotë se Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë” dhe një “administratë civile jo-izraelite” do të vendoset në Gaza.
“Ky është plani ynë për ditën pas.”
Ajo administratë civile nuk do të jetë Autoriteti Palestinez, sipas Netanyahut.
Ndryshe, kryeministri izraelit pretendon se ka “dy fortesa të mbetura” në Gaza, të cilat ai synon t’i “çmontojë”.
Ai përdori një hartë për të ilustruar atë që ai thotë se janë – kampet qendrore dhe Qyteti i Gazës.
“Ne kemi rreth 70 deri në 75% të Gazës nën kontrollin izraelit, kontrollin ushtarak”, tha Netanyahu.
“Të enjten e kaluar, kabineti i Izraelit, kabineti i sigurisë i Izraelit, udhëzoi IDF-në të çmontojë dy fortesat e mbetura të Hamasit në Qytetin e Gazës dhe kampet qendrore.”
Ai pretendon se kjo është “mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës”. /Telegrafi/