Netanyahu thotë se Izraeli nuk është palë në marrëveshjen Iran – ShBA

12 qershor 2026 | 08:16

Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar midis SHBA-së dhe Iranit, tha kryeministri zraelit Benjamin Netanyahu.

Ai vlerësoi Trump për angazhimin e tij për të kufizuar prodhimin e raketave të Iranit, çmontimin e infrastrukturës së pasurimit bërthamor, heqjen e uraniumit të pasuruar dhe ndërprerjen e mbështetjes së Iranit për përfaqësuesit rajonalë.

Po ashtu Presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar sërish lidhur me marrëveshjen me Iranin, që sipas tij, mund të finalizohet së shpejti.

Pas vendimit për t’i anuluar sulmet e sotme ndaj Teheranit, Trump ka folur për një “marrëveshje të shkëlqyer” që sipas tij, do të mund t’i jepte fund luftës me Iranin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit…