Netanyahu u drejtohet qytetarëve iranianë: Mos e lini këtë mundësi të ju ikë

01 mars 2026 | 11:44

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje qytetarëve iranianë të mos e lënë mundësinë të iu ik pas vdekjes së liderit Ali Khamenei. 

Ai ndau një video në llogarinë e tij X, në të cilën i tha popullit të Iranit: “Mos e lini këtë mundësi të ju ikë. Kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë në çdo brez.”

Videoja u publikua në persisht dhe u prodhua me inteligjencë artificiale, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv 

“Momenti kur duhet të dilni në rrugë, dilni në rrugë me miliona për të përfunduar punën, për të përmbysur regjimin e terrorit që ju ka hidhëruar jetën. Vuajtjet dhe sakrificat tuaja nuk do të jenë të kota”, tha ai.

“Ndihma që keni dëshiruar ka mbërritur tani. Ndihma ka mbërritur dhe tani ka ardhur koha të bashkohemi për një mision historik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur vdekjen e një…