Netflix shton Kosovën në listën e shteteve

28 prill 2021 | 11:09

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383.

Kështu ka thënë Sovran Hoti përmes një postimi në “Facebook”, i cili dy muaj më parë pati nisur një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.

Ai ka thënë se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin.

“Presim të pasojë e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, ka folur së fundmi para…