
Neuer: Më vjen keq që Ter Stegen pësoi kaq shumë gola
Portieri i Bayern Munchenit, Manuel Neuer, ka thënë se ishte i trishtuar, kur pa rivalin gjerman Marc-Andre ter Stegen, të pësojë 8 gola në poshtërimin çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ishte hera e parë që Barcelona pësonte 8 gola në një ndeshje nga viti 1946. Neuer, portieri numër një i Gjermanisë, shprehu simpati ndaj bashkatdhetarit të tij, Ter Stegen, pas ndeshjes: “Më vjen keq për Marc-Andre Ter Stegen, që pësoi kaq shumë gola. Ishte mirë për ne, natyrisht, por nuk do ta dëshironit këtë disfatë për ndonjë bashkëlojtar kombëtareje”.
Lidhur me ndeshjen, Neuer nënvizoi: “Ju mund të shihni se ne nuk lëshuam asnjë minutë dhe se gjithmonë donim të vazhdonim të luanim përpara. Sigurisht, Barcelona është gjithashtu e fortë në ofensivë. E dinim që golat mund të vinin. Ne u përpoqëm ta sulmojmë portën e Barçës deri në fund. Në përputhje me rrethanat, ishim vërtet të suksesshëm”.