Neueri nuk rinovon kontratën me Bayernin

26 mars 2020 | 16:29

Manuel Neuer ka vendosur që mos ta rinovojë kontratën e tij me Bayern Munichun.

Portieri gjerman ka pasur probleme me drejtuesit e klubit që prej transferimit të Nubel te Bayerni nga Schalke, por që talenti gjerman do t’i bashkohet bavarezëve në fund të sezonit. Neuer ka kundërshtuar drejtuesit e klubit për transferimin e Nubel, duke thënë se nuk dëshiron të pushoj në asnjë ndeshje.

“Bild” ka raportuar se 33-vjeçari nuk ka pranuar marrëveshjen e re dy vjeçare nga Bayerni, ku në kontratën e re është një klauzolë me numër të caktuar të ndeshjeve.

Kontrata aktuale e portierit gjerman me Bayernin skadon në veren e vitit 2021 dhe Neuer mund të largohet qysh tani nga Munichu. Ky lajm ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që mund të bëjnë oferta në verë për t’i siguruar shërbimet e gjermanit.

Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Monaco e Arsenal kanë shprehur interesim për të, por aty mbeten edhe Inter e Juventus. Bayerni mund ta lejoj largimin e portierit të tyre për një shumë prej 20 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës…