Nevenka Tromp: Targat, pjesë e strategjisë serbe për aneksimin e veriut të Kosovës

23 nëntor 2022 | 15:26

Serbia është duke shfrytëzuar situatën e krijuar lidhur me targat ilegale në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, për të fshehur strategjinë e saj për t’i ikur njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian ka treguar “durim të madh” me Serbinë, ndërsa ka theksuar se palën serbe nuk duhet lejuar të vazhdojë me strategjinë e njëjtë. Sipas Trompit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e vazhduar politikën ku Kosova është pozicionuar si palë konstruktive në diskutimet në Bruksel, edhe në rastin e çështjes së targave ilegale.

Duke e lidhur momentumin politik në Kosovë me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Trompi ka thënë se nëse Serbia do të arrinte ndarjen e Kosovës, Rusia do të mund ta përdorte këtë si precedent për rajonet ukrainase të cilat pretendon t’i marrë. Andaj, ajo ka thënë se “për herë të parë në këtë histori të shkurtër të Kosovës si shtet i pavarur, realitetet politike janë në anën e saj (Kosovës)”.

Intervista e plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, të…