
New York fiton finalen e pestë ndaj Indianas
New York Nicks mbajnë gjallë shpresat për finalen e madhe në NBA teksa në finalen e pestë të zhvilluar në New York të enjten, Nicks triumfuan përballë Indianës, duke e ngushtuar serine në 3-2.
Skuadra e New York fitoi me rezultat 111-94 ndaj Indiana në fushën e saj, duke rihapur garën për titull në Konferencën e Lindjes. Tashmë skuadra e Indiana udhëheq 3-2 serinë finale.
Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga ekipi nju-jorkez, që pati epërsi në fushë. Jalen Brunson me 32 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Karl-Anthony Towns me 24 pikë.
Tek Indiana mungoi lojtari-lider, teksa shënuesi më i mirë ishte Mathurin me 23 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Ndeshja e 6 finale do të luhet në fushën e Indiana. Një sfidë që mund të rezultojë të jetë deçizive, pasi Indiana përballë publikut të saj do të kërkojë të mbyll përfundimisht llogaritë, ndërsa New York do të kërkojë fitoren në Indianapolis, në mënyrë që të ketë avantazhin e ndeshjes finale, në shtëpi.