Newcastle refuzon 140 milionë euro e Liverpoolit per Isakun

01 gusht 2025 | 15:16

Newcastle e ka refuzuar një ofertë të majme nga Liverpooli për sulmuesin suedez Alexander Isak në vlerën e 120 milionë paundëve (rreth 140 milionë euro), raporton “The Athletic”. “Magpies” kanë tentuar ta bindin lojtarin të qëndrojë me një rinovim kontrate, rritje rroge dhe një klauzolë largimi për vitin 2026, ndërkohë që disa bashkëlojtarë i kanë kërkuar të mos largohet.

Megjithatë, Isak ka qenë i qartë prej kohësh për dëshirën e tij për të ndërruar ambient dhe, pavarësisht përpjekjeve, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar në tavolinën e negociatave. Newcastle e vlerëson kartonin e tij në 170 milionë euro, ndërsa Liverpooli nuk është i gatshëm të shkojë përtej 120 milionë eurove. Nëse transferimi do të konkretizohet në javët e ardhshme, “Reds” do të duhet të paguajnë shifrën që kërkon Newcastle.

Në atë rast, blerja e Isak nga Liverpool mund të kalojë edhe transferimin e Florian Wirtz, për të cilin u shpenzuan 136 milionë euro plus bonuse, duke e bërë suedezin një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s,…