
Nexh Spahiu: Arian Tahiri është shumë i zgjuar, i bën njerëzit për vete dhe po i ngjan Hashim Thaçit
27 shtator 2025
| 00:38
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar figurën e kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, duke e krahasuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Spahiut, për nga zgjuarsia dhe aftësia për të fituar besimin e qytetarëve, Tahiri i ngjan shumë Thaçit.
Në një formë shakaje, por edhe duke u bazuar në stilin dhe veprimet e tij politike, Spahiu tha se Tahiri i ngjan Thaçit më shumë sesa djali i tij, Endriti.