Nexhipi rikthehet te Ballkani

04 qershor 2025 | 11:02

FC Ballkani ka njoftuar se e ka rikthyer sërish Nderim Nexhipin, i cili është emëruar sërish në postin e drejtorit sportiv të skuadrës nga Suhareka.

Përmes një njoftimi zyrtar, ish-kampionët e Kosovës kanë vlerësuar se Nexhipi është një nga figurat kyçe që ka kontribuar në fillimin dhe vazhdimin e sukseseve historike të klubit, dhe se kthimi i tij është pjesë e një vizioni të ri për të shkruar kapituj të tjerë suksesi.

“Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho është rikthyer zyrtarisht te Manchester United, pasi i…