Nexhmedin Spahiu i del në përkrahje Nexhat Behlulit që u arrestua pasi kërcënoi disa gazetarë kosovarë

31 maj 2025 | 15:22

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, i ka dalë në përkrahje Nexhat Behlulit nga Lugina e Preshevës i cili është arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës nën dyshimet për kanosje ndaj disa gazetarëve të Kosovës.

Spahiu ka shkruar një koment në postimin e Behlulit duke i dhënë përkrahje “100%”, duke i thënë se “Ty Serbia nuk po të përndjek në Beograd e Bujanovc në ndërkohë që po t’i lëshon zagaret e saj në Prishtinë”

Policia e Kosovës sot e ka konfirmuar se më 30 maj e ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i cili përmes një shkrimi në Facebook kërkonte eliminimin e gazetarëve.

Ai u arrestua për kanosje dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  05.05.2025 – 13:00. Më datë 30.05.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se kishte postuar një shkrim në facebook duke kanosur disa gazetarëve. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njoftoi sot policia në raportin 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e armatosura izraelite bombarduan Sirinë perëndimore të premten, sipas…