
Nexhmi Muçiqi, 8-shi i PDK-së, thirrje llapjanëve: Vota juaj vlen shumë me 12 tetor
Nexhmi Muçiqi, kandidati me numër 8 i PDK-së për asamblist të Podujevës, u ka bërë thirrje llapjanëve që të votojnë PDK-në dhe listën e saj zgjedhore.
Thirrja e Muçiqit drejtuar qytetarëve të Llapashticës dhe Podujevës:
Të dashur qytetarë të komunës së Podujevës,
Shumë të respektuar bashkëfshatarët e mi të Llapashticës,
Jam i privilegjuar që më është dhënë besimi që në zgjedhjet komunale të 12 tetorit të garoj për Asamblenë Komunale dhe që më është dhënë mundësia ta marr detyrën e përfaqësimit për të dy Llapashticat.
Andaj do të mundohem me gjithë fuqinë time që Llapashticës t’i kthehet dinjiteti në përfaqësim dhe të ndihet krenare si fshati më i madh në komunën tonë.
E di se vendi ka probleme të ndryshme — ditore, javore, mujore, vjetore — dhe jam i vetëdijshëm se nuk mund të zgjidhen të gjitha përnjëherë,
dhe se për atë çfarë mund të bëjmë për Llapashticat e për Llapin, do të flasim në ditët në vijim.
Por jam i bindur se punëve duhet t’u qasemi një nga një…
Së pari në shtëpi, pastaj në lagje, në fshat, në qytet e në gjithë vendin.
Asnjëherë nuk them se është gjithçka zi, por e di se mund të bëhet më shumë dhe më mirë.
Prandaj besimi juaj më 12 tetor është shumë me rëndësi, dhe vota juaj vlen shumë; ajo është vendimtare për projektet 4-vjeçare që do të investohen në të dy Llapashticat dhe në gjithë komunën tonë.
#LlapashticaMundetMëMirë
#PodujevaMundetMëMirë
#KosovaMundetMëMirë
#pdkisakshabani
#NexhmiMuçiqi
#PDK8