Nexhmi Rexhepi zgjedhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

10 dhjetor 2024 | 12:00

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka konfirmuar shkrimin e gaztës Nacionale për zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate.

Përmes një njoftimi për medie, kjo gjykatë ka bërë me dije se mandati i kryetarit të ri do të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti.

“Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mandati i kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar (9) të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”, ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.

Po ashtu, gjykata ka bërë me dije gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2024-2025 i NBA-së do të ndalet sot për ndeshjet…