Neymar: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

13 gusht 2020 | 12:02

Neymari nuk shënoi në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, por në fund është shpallur lojtari i ndeshjes.

Paris Saint-Germain e mposhti në minutat shtesë skuadrën italiane (2-1), dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

“Ndihem i destinuar për këto lloj ndeshjesh shumë të rëndësishme. Është një ndër tri përmbysjet më të mëdha në karrierën time. Jam shumë i lumtur”, u shpreh Neymar.

“Asnjëherë nuk kam menduar për eliminimin, për shkuarjen në shtëpi. Që nga minuta e parë të ndodhë çfarë të ndodhë në kokën time ishte se do të kualifikohemi në gjysmëfinale. Askush nuk mund të ma heqë nga koka se do të jemi në finale”.

Ylli brazilian është optimist se klubi francez do ta fitoj Ligën e Kampionëve.

“Dëshira është e madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve. Na ka mbetur edhe një ndeshje për të arritur në finale, një ndeshje e një niveli tjetër. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar në fund trofeun”, ka shtuar Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Faton Abdullahu ka bërë me dije se qeveria…