Neymar kërkon falje për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Botafogos

02 qershor 2025 | 15:26

Neymar u ka kërkuar falje tifozëve pas përjashtimit të tij gjatë ndeshjes së javës së 11-të të kampionatit brazilian, ku skuadra e tij Santos u përball me Botafogon dhe humbi 0:1.

Incidenti ndodhi në minutën e 75-të, kur pas një krosimi të ulët nga krahu, portieri i Botafogos devijoi topin drejt Neymar.

Topi u ngrit në ajër dhe, në përpjekje për ta futur në rrjetë, sulmuesi 33-vjeçar e goditi me dorë.

Goli u anulua menjëherë nga gjyqtari dhe Neymarit mori kartonin e kuq.

10 minuta pas përjashtimit të tij, Botafogo arriti të shënojë golin vendimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës…