Neymari drejt Inter Miamit

03 nëntor 2025 | 11:15

Neymari u rikthye te Santos, në janar 2025, pasi ndërpreu me marrëveshjen me klubin Al-Hilal, duke firmosur fillimisht një marrëveshje gjashtëmujore.

Në qershor, Santos vendosi të zgjaste kontratën deri në fund të vitit 2025, me opsion për ta vazhduar deri në vitin 2026, që përfshin edhe periudhën e Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, pas rikthimit në Brazil, dëmtimet e shpeshta e kanë kufizuar pjesëmarrjen e Neymarit në fushë.

Me kontratën që i skadon në fund të vitit të ardhshëm, ai tani po përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, një nga opsionet që po shqyrton është transferimi te Inter Miami, ku mund të ribashkohet me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, duke rikrijuar trion legjendare “MSN” që shkëlqeu te Barcelona.

Opsioni për zgjatjen e kontratës me Santos deri në vitin 2026 i jep fleksibilitet si klubit, ashtu edhe lojtarit.

Ambicia e Neymarit për të qenë në formë dhe konkurrues për Kupën e Botës 2026 pritet të ndikojë shumë në zgjedhjen e tij të ardhshme. Një vendim përfundimtar pritet para fundit të vitit 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej gati një vit, Fahri Fazliu ka thënë se nuk…