Neymari konfirmon rinovimin e kontratës me PSG-në

15 prill 2021 | 11:16

Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë me dije se së shpejti do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germainit.

Neymari ka thënë se po ndihet mirë te ekipi francez dhe për këtë arsye do të vazhdojë të mbetet pjesë e tij edhe për disa vjet. Sulmuesi brazilian ka kontratë me PSG-n deri vitin tjetër, kurse pas rinovimit do të jetë pjesë e klubit të paktën deri në vitin 2024.

“Rinovimi i kontratës me PSG-në, më nuk është çështje. Përfundimisht, ndihem shumë mirë këtu si në shtëpinë time. Jam më i lumtur se më parë”, është shprehur 29-vjeçari. Braziliani është pjesë e ekipit nga Ligën 1 prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh. Këtë sezon Neymari ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 po shkakton simptoma të reja, nëse bëjmë një krahasim…