Neymari mes Santosit dhe Flamengos

18 dhjetor 2025 | 16:07

E ardhmja e Neymarit në Brazil është bërë temë e nxehtë. Ylli brazilian nuk e ka rinovuar ende kontratën me Santos, e cila skadon në ditët në vijim, duke hapur mundësinë e një largimi si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve, Flamengo ka hyrë fuqishëm në garë dhe po ushtron presion të madh për ta bindur Neymarin të transferohet në Rio de Janeiro.

Klubi carioca i ofron një projekt ambicioz për përgatitjen e tij drejt Botërorit 2026.

Nga ana tjetër, Santos shpreson ende në rinovimin e kontratës, duke u mbështetur te lidhja emocionale e lojtarit me klubin.

Vendimi përfundimtar pritet së shpejti dhe Neymar mbetet ai që do të vendosë për hapin e radhës në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të enjten ka vizituar ish-presidentin…