Neymari mund të largohet nga Santosi

27 tetor 2025 | 15:36

Ylli i futbollit, Neymar Junior, mund të largohet nga klubi brazilian, Santos.

Neymar me Santosin ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Mediumi brazilian “O Globo” ka shkruar se Santosi nuk është i interesuar që t’ia zgjasë kontratën ish-sulmuesit të Barcelonës dhe PSG-së.

Neymari i ka munguar Santosit në shtatë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Këtë edicion ka gjashtë gola dhe tri asistime në 21 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat.

33-vjeçari te Santosi u transferua në fund të muajit janar si lojtar i lirë.

Neymar synon të paraqitet në Kupën e Botës 2026 me Brazilin.

Paraqitja e fundit e Neymarit me Brazilin ka qenë më 18 tetor të vitit 2023.

Është raportuar se Inter Miami ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e Neymarit.

Nëse realizohet ky transferimin, Neymari do të bashkohej me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka njoftuar se do të…