Neymari në ‘radarin’ e Fenerbahçes

13 qershor 2025 | 15:09

Sulmuesi brazilian, Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian, pasi tashmë ka pranuar një oferta nga Superliga e Turqisë. Sipas mediumit Fanatik, Fenerbahçe ka shprehur interes për të nënshkruar me sulmuesin e krahut të majtë të Santosit, Neymar.

Klubi turk thuhet se i ka ofruar 33-vjeçarit brazilian një kontratë të strukturuar si një vit me opsion për një vit tjetër shtesë. Marrëveshja aktuale e Neymar me Santos skadon në fund të vitit 2025, por përfshin një klauzolë që i lejon atij të bashkohet me një klub evropian falas këtë verë.

Pasi u largua nga Al-Hilal, Neymar u rikthye te Santos si lojtar i lirë në janar 2025, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 12 ndeshje këtë sezon. Kjo nuk është hera e parë që ylli brazilian po lidhet me një rikthim në Evropë, pasi Neymar ka oferta edhe nga klubet e top pesë ligave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…