Neymari, pas vërshëllimave të tifozëve: Jam këtu edhe tri vite

24 prill 2022 | 10:32

PSG-ja e fitoi titullin kampion një ditë më parë, të dhjetin në histori dhe u barazua me St Etienne.

Braziliani Neymar pas ndeshjes ka folur dhe sigurisht një temë që ka interes është edhe ajo e të ardhmes dhe vërshëllimave të tifozëve.

Ylli i PSG ka qenë shumë i qartë me përgjigjen e tij: “Tifozët do të lodhen duke vërshëllyer… sepse kam edhe tre vite kontratë këtu”.

Neymar është pjesë e PSG që prej gushtit të vitit 2017, kur francezët paguan klauzolën 222 milionë euro te Barcelona dhe vendosën rekordin për transferimin e një futbollisti.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e kaluar janë raportuar 67 raste të dhunimeve…