Neymari pëson një tjetër lëndim, pjesëmarrja në Kupën e Botës bëhet edhe më e vështirë

26 nëntor 2025 | 12:09

Me Kupën e Botës FIFA 2026 vetëm pak muaj larg, shpresa e tifozëve brazilianë për ta parë Neymarin në edicionin e tij të fundit të turneut më të madh në futboll po zbehet ndjeshëm.

Deklarata e fundit e trajnerit Carlo Ancelotti se Neymar ishte në listën e gjerë ngreu optimizmin në Brazil.

“Ai është në listën e gjerë. Ka gjashtë muaj për të treguar formën. Ka nevojë për vazhdimësi, minuta dhe gjendje fizike, sepse vetëm talenti nuk mjafton më në futbollin modern”, kishe deklaruar Ancelotti, mirëpo lajmi i fundit nga Brazili ka rikthyer zhgënjimin.

Santos konfirmoi para pak orësh se Neymar ka pësuar këputje të meniskut në gjurin e majtë gjatë stërvitjes, një dëmtim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas njoftimeve, operacioni pritet ta mbajë 33-vjeçarin jashtë fushave deri në vitin e ri duke e bërë pothuajse të pamundur që ai të rikthehet në kohë për të bindur Ancelottin për një vend në skuadrën e Botërorit.

Ky dëmtim është veçanërisht i rëndë jo vetëm për kohën kur vjen, por edhe sepse është i njëjti problem fizik me të cilin Neymar është përballur edhe më herët gjatë sezonit. Ai u kthye në fushë vetëm disa javë më parë pas një lëndimi në kofshë që e mbajti larg fushës për më shumë se një muaj.

Ancelotti kishte vendosur një afat të qartë: Neymar duhej të ishte në ritëm të plotë dhe të luante rregullisht deri në fillim të vitit 2026 për t’u marrë në konsideratë për Kupën e Botës.

Me ndeshjet miqësore të Brazilit që nisin në muajin mars dhe fazën përgatitore që afron, ky objektiv duket tashmë jashtë reales.

Statistikat e Neymar këtë vit flasin vetë: ai ka luajtur vetëm 17 ndeshje për Santos në kampionat, ka shënuar një numër minimal golash dhe ka humbur 24 ndeshje për shkak të lëndimeve të ndryshme. Për një lojtar që prej vitit 2023 është përballur me probleme serioze që nga këputja e ligamentit të kryqëzuar anterior, kjo është goditja më e rëndë që e largon edhe më shumë nga ëndrra për ta përfaqësuar Brazilin edhe një herë në Kupën e Botës.

Nëse situata nuk ndryshon në mënyrë dramatike në javët e ardhshme, Botërori 2026 mund të zhvillohet pa njërin prej talenteve më të mëdhenj të futbollit brazilian të dekadës së fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur të…