Neymari: PSG-ja nuk dëshiron të më paguajë, prandaj jam jashtë fushës

19 shkurt 2020 | 12:58

Neymari ka zbuluar se PSG-ja kanë qenë shumë të frikësuar që të paguajnë atë gjatë javëve të fundit, pavarësisht dëshirës së tij për tu rikthyer në lojë.

28-vjeçari nuk është selektuar për tri ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligën 1 për shkak të një lëndimi që ai e pësoi gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundrejt Borussia Dortmundit.

Edhe pse Neymari ka startuar që nga fillimi në këtë ndeshje, madje edhe ka shënuar një gol, ekipi i tij ka humbur 2 me 1. Ylli brazilian ka deklaruar se është rikuperuar dhe është i gatshëm që të luaj ndërsa PSG-ja e ka mbajtur atë jashtë fushës.

“Nuk ishte vendimi im për të mos luajtur në ndeshjet e fundit. Unë doja të luaja. Unë ndihem mirë. Klubi ishte i frikësuar dhe jam unë ai që po e vuaj këtë”, ka deklaruar Neymari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” fton konsumatorët shtëpiak, komerical dhe…