Nga 100 euro për studentët, Bajrami: 26 milionë euro për blerje votash

07 tetor 2025 | 18:03

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për blerje të votave me para të taksapaguesve, duke e cilësuar këtë veprim si një skemë të pastër të korrupsionit publik.

Në një reagim publik, Bajrami ka thënë se kostoja e këtyre veprimeve, sipas saj, kap vlerën prej 26 milionë eurosh, të cilat, sipas saj, janë përdorur nga LVV për të siguruar mbështetje elektorale për zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor.

“Prokuroria është vonuar t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Kjo është një skemë e korrupsionit publik,” ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se qytetarët do të reagojnë përmes votës, duke ndëshkuar ata që, sipas saj, kanë keqpërdorur paratë publike për përfitime politike. “Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor,” përfundon deklarata e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Termokosi” ka njoftuar se do të nisë ngrohjen 8…