Nga 11:30 bllokohet rruga në Graçanicë, shoferët të përdorin rrugë alternative

27 qershor 2023 | 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën Prishtinë – Gjilan për shkak të një proteste të paralajmëruar nga serbët.

Rruga do të mbyllet nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për bllokim të rrugës

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodriguez ka zbuluar aksidentalisht se Cristiano Ronaldo lyen thonjtë…