Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja të hyrje-daljeve në BE, s’ka më vula në pasaportë

29 shtator 2025 | 20:11

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qyyetarët lidhur me rregullat e reja të hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian, që hyjnë në fuqi nga 12 tetori.

Nga kjo datë do të hyjë në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, që vlejnë për shtetasit jo BE.

Me këto rregulla, nuk do të ketë më vula në pasaportë por gjithçka do të jetë digjitale.

“Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim, teksa është bashkangjitur edhe linku për më shumë informacione.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 13 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime, sot…