Nga 12 tetori s’ka më vula në pasaportë

29 shtator 2025 | 23:33

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qyyetarët lidhur me rregullat e reja të hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian, që hyjnë në fuqi nga 12 tetori.

Nga kjo datë do të hyjë në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, që vlejnë për shtetasit jo BE.

Me këto rregulla, nuk do të ketë më vula në pasaportë por gjithçka do të jetë digjitale.

“Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim, teksa është bashkangjitur edhe linku për më shumë informacione.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025.

Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes!

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE.

Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës.

Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale.

Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia.

Mëso më shumë këtu: travel-europe.europa.eu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar rreth audioincizimeve që…