
Nga 800 në vetëm 110 megavat – Deputeti i LDK-së: Qeveria e shkatërroi KEK-un, përfitojnë tregtarët e afërt me VV-në
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur edhe për krizën prodhuese në të cilën gjendet KEK-u. Sipas njoftimit të KESCO-s, sot KEK është duke prodhuar vetëm 110 megavatë rrymë dhe sipas Mustafës, prodhimi i KEK-ut do të duhej të ishte mbi 800 megavatë.
Ai ka thënë se pjesa tjetër e rrymës po sigurohet nga importi me çmim shumëfish më të lartë, shkruan Express.
Deputeti i LDK-së ka rikujtuar se LVV e ka kundërshtuar projektin Kosova e Re dhe se tregtarët e rrymës të afërt me partinë e Kurtit po përfitojnë nga kjo situatë, duke përmendur Martin Berishajn.
“KESCO deklaron që vetëm blloku A3 po prodhon 110 megavat, derisa do të duhej të kishim mbi 800 megavatë. Shumica e rrymës po importohet, dhe kjo importohet me çmim shumëfish më të lartë. VV vazhdimisht ka kundërshtuar ngritjen e kapaciteteve të reja vendore. Kanë kundërshtuar Kosovën e Re, dhe me ardhjen e tyre në pushtet e kanë dështuar përfundimisht këtë projekt”, ka thënë Mustafa.
Mustafa e ka akuzuar LVV-ja e ka “shkatërruar” dhe “kolapsuar” KEK-un përmes menaxhmentit që kanë zgjedhur.