Nga Amerika në Kosovë, dr. sc. Antigona Gashi, kandidate e PDK-së për deputete
Dr. Sc. Antigona Gashi është kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo në listën e PDK-së mban numrin 93. Ka ardhur nga Amerika, pas një përvoje 30-vjeçare atje për të dhënë kontributin e saj në vendlindje në Pejë.
Gashi ka theksuar se Kosova ka nevojë për drejtim të guximshëm, vendimmarrje të përgjegjshme dhe vizion të qartë për të ardhmen e saj.
Ajo ka thënë se politika duhet të jetë shërbim për qytetarët.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar miq, familjarë dhe bashkëkombës, pas një periudhe 30-vjeçare të kaluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam rikthyer në vendlindjen time Kosovë me dëshirën dhe vullnetin e fortë për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë. Sot kam kënaqësinë dhe përgjegjësinë t’ju njoftoj se kam vendosur të paraqes kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës PDK dhe numri im “93”. Kosova jonë ka nevojë për drejtim të guximshëm, vendimmarrje të përgjegjshme dhe vizion të qartë për të ardhmen. E shtyrë nga përvoja, përkushtimi profesional dhe dëshira e sinqertë për t’i shërbyer vendit, unë po ndërmarr këtë hap me bindjen se ndryshimi i mirëfilltë fillon me zëra të fortë, të ndershëm dhe të pavarur. Besoj fuqishëm se politika duhet të jetë shërbim për qytetarët. Me mbështetjen tuaj, do të punoj për një parlament më të drejtë, më efikas dhe më afër qytetarëve. Ju ftoj të bashkoheni me mua në këtë rrugëtim për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë. Me respekt dhe përkushtim, Dr. Sc. Antigona Gashi, kandidate për deputete të Republikës së Kosovës PDK “#93””, ka shkruar Gashi në “Facebook”.



