Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve: Tahiri, Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

26 mars 2023 | 16:22

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim ndonëse të shkurtër rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Tahiri përmendi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

Por, ajo shprehet se tani Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

Madje, ajo iu drejtua Kurtit se si do t’ua sqaronte këtë dallim të tij në Tiranë para shqiptarëve.

“Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptareve”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vetëm një nxënës që ndjek mësimet në klasën e…