Nga burgu në studion e Big Brother! Publiku do të vendosë nëse Liam Mandiaro do rikthehet në shtëpi

20 mars 2024 | 11:30

Liam Mandiaro është rikthyer në studion e Big Brother VIP 3, pas 14 ditësh izolim në burg. Tashmë do të jetë publiku që do ta vendosë përmes një televotimi nëse Liami do të kthehet në shtëpinë vip.

“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha Liami në studio.

Liam Mandiaro do të presë të përfundojë televotimi, për t’u rikthyer në shtëpi ose për të vulosur përfundimisht largimin nga loja e Big Brother VIP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia as…