Nga El Chapo te Martin Shkreli, zbulohen ‘shokët’ e Maduros në burg

06 janar 2026 | 23:22

Burgu Metropolitan Detention Center (MDC) në Brooklyn, New York, është vendndodhja e disa prej emrave më të njohur dhe më të diskutuar në botë, sipas një grafiku të CNN-it që rendit të burgosurit “VIP” të mbajtur në këtë institucion federal.

Në krye të listës figuron Nicolas Maduro, i shënuar si “aktual”, i vendosur në të njëjtin burg me figura të njohura globale nga krimi i organizuar, industria e muzikës, financat dhe politika.

Grafiku e paraqet MDC Brooklyn si pikë ndalimi për personazhe me ndikim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.

Në listë përfshihen emra si Joaquín “El Chapo” Guzmán, ish-kreu i kartelit të Sinaloas, R. Kelly, këngëtari i dënuar për krime seksuale, Sam Bankman-Fried, themeluesi i FTX, si edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim seksual në lidhje me çështjen Epstein.

Po ashtu, grafiku përfshin Martin Shkrelin, ish-drejtor farmaceutik i njohur për skandalet financiare, si dhe Michael Cohen, ish-avokati personal i Donald Trump.

Në të njëjtin grafik shfaqen edhe figura të tjera të njohura publike, duke e vendosur MDC Brooklyn në qendër të vëmendjes si një burg që ka strehuar një kombinim të pazakontë liderësh politikë, kriminelësh të profilit të lartë dhe personash të dënuar në çështje që kanë tronditur opinionin publik ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi…