Nga fotografia e parë deri te vizioni i së ardhmes: 15 vite inovacion në kamerën Galaxy

08 tetor 2025 | 16:27

Sot mjafton të nxjerrësh telefonin nga xhepi për të kapur foto dhe video me cilësi profesionale. Në qendër të këtij revolucioni qëndron teknologjia e kamerës Galaxy, e cila prej 15 vitesh u jep përdoruesve mundësinë të ruajnë çdo kujtim me lehtësi, saktësi dhe besueshmëri, pa pasur nevojë për një aparat fotografik tradicional.

Që nga fillimet, Samsung Electronics ka udhëhequr zhvillimin e kamerave në pajisjet mobile. Në vitin 2010, Galaxy S i parë prezantoi një kamerë të pasme prej 5 MP, ndërsa sot me Galaxy S25 Ultra arrijmë në një kamerë mahnitëse me 200 MP, një kamerë me kënd ultra të gjerë prej 50 MP, si dhe një sërë veçorish inteligjente Galaxy AI për përpunim dhe përmirësim të imazheve. Gjatë këtyre viteve, Samsung ka vazhduar të shtyjë kufijtë dhe të vendosë standarde të reja për përvojën fotografike në smartphone.

Gjithmonë një hap përpara

Në 15 vitet e fundit, kamerat Galaxy janë bërë sinonim i inovacionit dhe cilësisë së lartë.

Evolucioni i tyre mund të ndahet në gjashtë faza kryesore:

  1. Faza e transformimit

Në fillimet e epokës së smartphone-ve, kamerat morën një rol vendimtar. Pajisjet Samsung Galaxy ishin në pararojë të kësaj transformimi: Galaxy S solli autofokusin, Galaxy S II prezantoi blicin LED, ndërsa Galaxy S III solli funksionin HDR, veçori që shënuan hapat e parë drejt fotografisë moderne në pajisjet mobile.

  1. Faza e përmirësimit të cilësisë

Në këtë fazë, fokusi ishte tek përparimet teknike. Samsung prezantoi Galaxy S4 Zoom, smartphone-in e parë në botë me zmadhim optik 10x, ndërsa numri i megapikselëve u rrit ndjeshëm. Teknologjia e stabilizimit optik të imazhit (OIS) shënoi një pikë kthese të rëndësishme në reduktimin e turbullimit gjatë fotografimit. Modelët Galaxy S5 dhe S6 e përsosën edhe më tej përvojën, duke sjellë një modalitet HDR të përmirësuar dhe autofokus më të shpejtë, për foto kristal të pastra në çdo kusht ndriçimi.

  1. Faza e revolucionit të përvojës së përdoruesit

Galaxy S7 ishte smartphone-i i parë që solli sensorin Dual Pixel, teknologji e njohur nga aparatet DSLR, duke sjellë një përmirësim të jashtëzakonshëm në shpejtësinë e fokusimit dhe cilësinë e fotografive. Më pas, Galaxy Note8 prezantoi kamerën e dyfishtë të pasme, duke hapur rrugën për trendin e sotëm të kamerave të shumëfishta në smartphone.

  1. Faza e sistemeve me shumë kamera

Me Galaxy S21 Ultra, Samsung bëri një hap përpara, katër kamera të pasme (e gjerë, ultra e gjerë dhe dy telefoto) ofruan flexibilitet dhe liri kreative që deri atëherë nuk ekzistonte në fotografinë mobile.

  1. Faza e rezolucionit të lartë

Gjeneratat e reja të sensorëve kanë zhvendosur kufijtë e asaj që është e mundur. Galaxy S22 dhe S23 Ultra sollën stabilizim optik të avancuar, ndërsa S23 Ultra prezantoi sensorin e parë me rezolucion ultra të lartë prej 200 MP, duke çuar fotografinë mobile në një nivel të pakimagjinueshëm vetëm disa vite më parë.

  1. Faza AI; E tashmja dhe e ardhmja

Faza më e fundit shënohet nga inteligjenca artificiale. Galaxy AI punon në sfond, optimizon parametrat, përmirëson cilësinë dhe hap mundësi të reja për përpunim të mëvonshëm, pa nevojën për njohuri teknike nga përdoruesi. Fotografia dhe redaktimi nuk kanë qenë kurrë kaq intuitive.

Një vështrim mbrapa dhe një hap përpara

Nga një gjeneratë te tjetra, Samsung po ri-përcakton përvojën e fotografisë mobile. Me 15 vite inovacion pas vetes, misioni mbetet i njëjtë: të vazhdojë të udhëheqë në zhvillimin e kamerave për smartphone dhe të tejkalojë pritshmëritë e larta të përdoruesve në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit…