
Nga frika e trazirave, amerikanët zhvendosën ndeshjen me Argjentinën
Një ndeshje miqësore midis Argjentinës dhe Porto Rikos në Shtetet e Bashkuara është zhvendosur nga Çikago në Fort Lauderdale dhe është riplanifikuar për të martën për shkak të problemeve të sigurisë dhe logjistikës, kanë thënë organizatorët.
Ndeshja, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej të hënën në Soldier Field, tani do të luhet një ditë më vonë në stadiumin Chase në Florida, shtëpia e Inter Miami të kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.
Sipas medieve, vendndodhja është ndryshuar për shkak të protestave në Çikago kundër politikës amerikane të imigracionit, gjë që e bëri të vështirë garantimin e sigurisë së ngjarjes.
Kampionët e botës, Argjentina, të cilët tashmë e kanë siguruar vendin e tyre në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, do të luajnë gjithashtu kundër Venezuelës në një miqësore të premten në stadiumin Hard Rock të Miamit.