
Nga i padëshiruari te hero i Dinamo Zagrebit, mediumi i madh kroat e ngrit në qiell Arbër Hoxhën
Dinamo ka hapur fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore 3–1 në Maksimir kundër Fenerbahçes. Blutë kaluan në epërsi me një gol të Dion Belja në minutën e 21-të, ndërsa Sebastian Szymanski ka barazuar pesë minuta më vonë. Belja ia ka dhënë Dinamos përsëri epërsinë në minutën e 50-të, me asist nga Arber Hoxha, ndërsa golin e tretë e shënoi Monsef Bakrar në minutën e 93-të.
Hoxha, së bashku me golashënuesin e dyfishtë Belja është bërë protagonist i fitores së madhe evropiane të klubit të Zagrebit. Jo vetëm për shkak të asistimeve, por edhe për ndikimin e përgjithshëm në lojë.
Tanimë mediumi më i madh kroat “Index.hr” ka shkruar një shkrim të gjatë duke lavdëruar paraqitjen e Arbër Hoxhës dhe formën e shkëlqyer që po kalon ish-sulmuesi i Prishtinës, Ballkanit dhe Slaven Belupos.
“Arbër Hoxha ka qenë vendimtar në dy sfidat e fundit të Dinamo Zagreb, duke i siguruar dy fitore të mëdha, në kampionat ndaj rivalit të madh Hajduk Split ku shënoi gol dhe tani ndaj Fenerbahëes me një asistim. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili në prag të sezonit ishte konsideruar si tepër i kufizuar në formacionin sulmues të Mario Kovacevic, pati shansin e tij në 11-shen e parë kundër Hajdukut në Poljud të shtunën e kaluar”, ka shkruar mediumi kroat.