Nga java e ardhshme fillon dezinsektimi i zonave endemike

23 prill 2018 | 13:39

Nga java e ardhshme planifikohet të fillojë dezinsektimi i zonave endemike kundër rriqrave në komunën e Malishevës.

Kështu është bërë me dije në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës së Malishevës Hajdin Berisha.

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të ngritën temperaturat, rriqrat kanë filluar të jenë më aktive. Në këtë drejtim nga java e ardhshme parashihet të fillojë fushata e dezinsektimit”, ka thënë Berisha.

Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive kanë raportuar edhe për punët dhe aktivitetet e tyre në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se Qeveria ka…