
Nga java e ardhshme zbuten temperaturat, maksimalja 31°C
Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën ditët e fundit, kjo javë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik, do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e fortë. Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar.
Parashikimi i plotë i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 15 – 18°C. Temperaturat maksimale: 27-31°C. Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit.
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 25 – 28°C. Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s.
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Temperaturat maksimale: 24-27°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.
E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale: 14 – 16°C. Temperaturat maksimale: 25-27°C. Era: nga verilindja, 1–5 m/s.
E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale: 13-15°C. Temperaturat maksimale: 25-27°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.