
Nga kamioni gjuajtën me armë, policia raporton për rastin në Klinë
23 shtator 2025
| 08:58
Dy persona teksa ishin në lëvizje me kamion kanë gjuajtur me armë në fshatin Caravik të Klinës. Policia nuk ka bërë me dije se në drejtim të sa personave kanë gjuajtur, veçse ka thënë se tashmë të arrestuarit kanë shtënë në drejtim të viktimave meshkuj.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që me armë zjarri kishin shtënë disa herë në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë, për deri sa ishin në lëvizje me kamion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.