Nga Koreja e Jugut e konfirmojnë: Kim Jong Un ka frikë nga koronavirusi

29 prill 2020 | 10:19

Ministri për Bashkimin në Korenë e Jugut, Kim Yeon-Chul iu tha ligjvënësve të tjerë se qeveria e di vendndodhjen e drejtuesit të Koresë së Veriut, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas Chul, Kim Jong Un mund të jetë duke shmang daljet në publik për të mos u infektuar me koronavirus dhe jo se vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Spekulimet për shëndetin e Kim janë shtuar shumë në ditët e fundit sa kanë detyruar SHBA të përpiqet të dërgojë 5 avionë spiunë për të monitoruar lëvizjes në Korenë e Veriut, shkruajnë mediat koreanojugore.

Të gjitha lajmet shpërthyen në 15 prill kur lideri i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në festimet e organizuara në nder të babai të tij, një ngjarje kjo që ai nuk do ta humbte për asgjë në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke qenë se pirja e duhanit llogaritet si përgjegjëse për…