
Nga kufiri me Egjiptin, kamionë me ndihma kalojnë në Gaza
12 tetor 2025
| 09:13
BBC ka publikuar disa imazhe që tregojnë kamionë me ndihma që mbërrijnë në pikën kufitare Rafah të Gazës jugore me Egjiptin këtë mëngjes.
Sipas kushteve të armëpushimit dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve, sasia e ndihmës që hyn në Gaza duhet të rritet, por Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i tha BBC-së të shtunën se një numër i madh kamionësh me ndihma “nuk kishin hyrë ende” në Gaza, duke raportuar vetëm dy deri në tre kamionë që hyjnë në territor çdo ditë.
Ende nuk është e qartë se sa kamionë kanë hyrë në Gazën jugore që kur armëpushimi në territorin palestinez hyri në fuqi të premten.