Nga lavdia në turp, Premier League në ditët më të errëta në Champions League
19 mars 2026
| 15:11
Premier League po përjeton një goditje historike në Champions League.
Në 1/8 e finales, Chelsea, Manchester City, Newcastle dhe Tottenham u eliminuan në mënyrë dramatike, duke mbetur vetëm Arsenal dhe Liverpool në garë.
Në dy ndeshjet e 1/8-ës, Chelsea u mund 8-2 nga PSG, Newcastle u shkatërrua nga Barcelona me 7-2 në total, ndërsa Manchester City dhe Tottenham nuk arritën të përmbysin rezultatet nga ndeshjet e para.
Ky debakël tregon një humbje të prestigjit anglez në Evropë dhe një krizë serioze për projektet milionëshe që nuk po japin rezultat. Arsenali dhe Liverpooli mbeten shpresa e fundit për të shpëtuar nderin e futbollit anglez këtë sezon.



