Nga legjenda e FC Ballkani te politika: Muharremaj prezanton Visar Berishën për Asamblenë Komunale

08 gusht 2025 | 23:45

Visar Berisha, një emër që prej vitesh lidhet ngushtë me pasionin, përkushtimin dhe suksesin në sport, tashmë synon të kontribuojë edhe në jetën publike, duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Ish-kapiteni i FC “Ballkani” ka lënë gjurmë të thella në futbollin kosovar. Në vitin 2008, ai u shpall Futbollisti më i mirë në Kosovë, ndërsa Komuna e Suharekës e ka nderuar tri herë me titullin “Sportisti i Vitit”. Po ashtu, është vlerësuar edhe nga Komuna e Prishtinës si Sportisti më i mirë, duke dëshmuar ndikimin e tij në arenën sportive kombëtare.

Gjatë karrierës së tij, Berisha ka përfaqësuar me dinjitet disa nga klubet më të njohura, si FC “Ballkani”, Prishtina, Liria, Drenica, si dhe ekipet evropiane Winterthur dhe Schaffhausen në Zvicër.

Sot, pas një karriere të ndritur sportive, ai synon të sjellë të njëjtën energji, disiplinë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Visar Berisha është gati të jetë zëri i tyre në vendimmarrje dhe të kontribuojë për të ardhmen e Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi i PDK-së, Faton Fetahu, ka deklaruar se vendimi i…