Nga muaji i ardhshëm paga e zyrtarëve publikë do të jetë për 55 euro më e lartë

05 qershor 2025 | 17:17

“Lajmi i tretë i mirë nga mbledhja e sotme e qeverisë është për zyrtarët publikë; nga muaji i ardhshëm paga e tyre do të jetë për 55 euro më e lartë teksa fillon zbatimi i rritjes së dytë të pagës mujore e paraparë për këtë vit”, ka shkruar në “Facebook” kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Ai ka thënë se kështu, pagat e zyrtarëve publikë, e mbi 80 mijë zyrtarëve, do të jenë 110 euro më të larta sesa ishin në dhjetor të vitit 2024.

“Kjo është hera e katërt që po rrisim pagat në sektorin publik. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar paga mesatare në sektorin publik ishte 755 euro. Me këtë rritje të fundit, paga mesatare nga muaji korrik do të arrijë në 865 euro në muaj – 48.1% më e lartë krahasuar me pagën mesatare prej 584 euro të vitit 2019, që është viti i fundit para pandemisë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores Zgjedhore…