
Nga nesër në “Epoka e re” intervistë në disa vazhdime me Hajdin Abazin
Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në vitin 1979 dhe i dënuar me 4 vite burgim, shpalos këndvështrimin e tij për ngjarjet e vitit 1981 dhe thotë se A. Vllasi nuk e tregon të vërtetën, se ai i riaktualizon insinuatat e regjimit komunist edhe pas katër dekadash. Si ishte e vërteta e vitit 1981? Si ndodhën ato? A ishin skenar ruso-serb sikurse lë të nënkuptohet A. Vllasi? Çka i parapriu marsit e prillit 1981? Cilat ishin rrethanat e asokohshme? Pse pushtetarët komunistë nuk e mbrojtën kërkesën për Republikë? Pse kaluan në defensivë që në start sikurse e pohon A. Vllasi? A i mungonte vetëm emri Republikë Kosovës? Si u bë që pushtetarët komunistë që nga fillimi ranë në kurthin serbomadh – kurse populli e lëvizja e rezistencës kombëtare jo?
Këto dhe shumë të tjera do të shpalosen në këtë intervistë.